Top News/ KFOR në ndihmë të serbëve: U ofrojmë siguri për të votuar në Serbi
16/12/2023 22:15

Misioni paqeruajtës I NATO-s në Kosovë, KFOR, siguron serbët e Kosovës se do të ofrojë siguri për ata që do të duan të udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme. Lajmi është bërë public nga vetë misioni i KFOR nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në postimi në fjalë KFOR-i shpreh përkushtimin të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes gjatë periudhës zgjedhore, në përputhje me mandatin e tij. Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë, njoftoi se më 17 dhjetor, serbët nga Kosova mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet e Serbisë, Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Ndryshe nga herët e tjera, kur serbët e Kosovës kanë votuar nga komunat e tyre në Kosovë, këtë herë ata nuk u lejuan nga Prishtina zyrtare. Autoritet Kosova u shprehën të vendosura të mos e lejonin një gjë të tillë, për aq kohë sa Serbia nuk kishte bërë një kërkesë zyrtare. Zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi mbahen në një periudhë kur komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Në të kaluarën zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur edhe në Kosovë ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave, të cilat më pas janë dërguar për numërim në Serbi.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59