Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, janë shtuar në urën e Ibrit në Mitrovicë, ndërsa bëhet me dije se ushtarët dhe automjetet e tyre janë vendosur aty për të kryer stërvitje në terren. KFOR ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë. Forca të shtuara të KFOR, ishin të pranishme edhe në fundjave në urën e Ibrit.