Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka akuzuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për mosreagim në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq të premten pasdite. Madje kjo organizatë ka thënë se gazetarët janë penguar nga KFOR-i, kur tentonin të iknin. AGK-ja ka kërkuar nga KFOR-i që të mos pengojë gazetarët në raportim.