Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrella i quajtur “Golden Sabre 2024.” Stërvitja do të nisë ditën e martë. KFOR ka bërë me dije se stërvitja do të testojë aftësitë për të zbatuar procedurat e përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë.