Qeveria e Kosovës kërkoi të dërgojë ushtrinë në veri të vendit, pas serisë së sulmeve terroriste, që kulmuan me shpërthimin në ujësjellësin e Ibër-Lepencit. Kërkesa iu dorëzua misionit të KFOR-it, por ky i fundit refuzoi të japë autorizim. KFOR tha për Radio Evropa e Lirë se ka marrë nga Qeveria e Kosovës shkresën për autorizim për të dërguar në veri Forcat e Sigurisë.