Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren, si edhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të këtij institucioni. ‘KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë prej afër situatën në Banjskë dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë, nëse kërkohet. Komandanti i KFOR-ut është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë dhe institucionet e Kosovës, dhe është duke punuar për ta gjetur një zgjidhje’, është thënë në deklaratë.