Luiz Ejlli prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar një tur koncertesh. Gjatë qëndrimit atje ai është përballur me një situatë të pazakontë, të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram. Këngëtari ka publikuar një video, ku shfaqet një burrë i huaj, me shumë mundësi amerikan, i cili është duke u rruar në mes të rrugës dhe duke përdorur pasqyrën e makinës. Ai me ironi shkruan se aty po që bëhet jetë.