Brenda muajit dhjetor të këtij viti do të kthehen këstet e tatimit të profesionistëve të lirë, pas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, ministri Malaj deklaroi se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të realizohet pasi të caktohen çmimet e reja të references në të gjitha bashkitë e vendit.