Këshilli Bashkiak votoi projektvendimin për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Këshilltarët e majtë dhe ata të djathtë bashkuan votat e tyre, duke I hapur kështu në një farë mënyre rrugë zgjdhjeve të reja në kryeqytet. Mbledhja u shoqërua me debate, pasi këshilltarët e opozitar akuzuan ata të majtë se duhet të kishin vepruar më herët duke përmendur kërkesat e depozituara prej tyre. Por Endrit Braimllari propozoi që të gjitha kërkesat të bashkoheshin dhe të votoheshin në një, ndërs shtoi se Tirana ka nevojë për një drejtues të ri që t’I cojë punët para.