Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas thirrjeve të opozitës në Kuvend, që të mbledhë urgjentisht këshillin e sigurisë kombëtare për paralajmërimin e ambasadës amerikane se Shqipëria mund të bjerë pre e sulmeve iraniane. Kreu i Shtetit konstaton se bashkëpunimi institucional me partnerët e huaj është në nivele tejet të larta dhe ndër rreshta le të kuptohet se nuk vlerësohet e nevojshme thirrja e këshillit të sigurisë kombëtare.