Pandeli Majko do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pas miratimit të dhënë nga Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, drejtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Mbledhja e zhvilluar këtë të hënë shqyrtoi vendimin nr. 140, të datës 4 prill të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë, Pandeli Majkos” duke vendosur që ta kalojë në seancën e pasdites.