Greqia është ndër vendet më të preferuara për turistët amerikanë, veçanërisht ishulli i Mikonosit, që është më i kërkuari për ta. Por, veç amerikanëve Greqia gjatë muajve të verës popullohet me turistë nga e gjithë bota. Për ata amerikanë që nuk dëshirojnë të pushojnë nëpër plazhe të mbipopulluara, Washington Post këshillon që në vend të Mikonosit dhe Greqisë të zgjedhin Shqipërinë.