Në mandatin e katërt, qeveria ‘Rama’ planifikon që reforma në drejtësi të hyjë në një stad tjetër e po ashtu të ketë ndryshime në kod zgjedhor dhe në ndarjen e hartës administrative-territoriale. Në prag të këtyre ndryshimeve, ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio këshilloi që rregullat e lojës të mos ndryshohen në bazë të interesave të lojëtarëve, por me rekomandim të organizatave ndërkombëtare.