Raporti Rama-Kurti mbetet i krisur edhe pas sulmeve terroriste në Zveçan. Pas anulimit të njëanshëm të mbledhjes së përbashkët në Gjakovë, Rama deklaroi për mediat e Kosovës se mesazhet e tij në Ëhatsapp drejtuar Kurtit mbeteshin pa përgjigje. Që nga ai moment, as propozimi i draft asocicionit nga Rama dhe as moslinjëzimi me deklaratën e Bashkimit Europian, nuk ka mundur të shkrijë akujt mes Ramës e Kurtit.