KESH ka hapur procedurën për furnizimin me naftë të dy TEC-eve lundruese me kapacitet total prej 100 megavat të ankoruar në bregdetin e Vlorës. KESH është e interesuar të mbledhë shprehjet e mundshme të interesit nga pjesëmarrësit e tregut dhe gjithashtu të mbledhë pyetjet që mund të lindin nga palët e interesuara për furnizimin për një afat kohor prej 2 vitesh.