Top News – Kërkon hetim të krizës energjetike / Kosovë, opozita bojkoton punën e kuvendit
20/04/2022 15:34

Partitë opozitare në kosovë po bojkotojnë punën e kuvendit. Të mërkurën, deputetët e Partisë demokratike, lidhjes demokratike të Kosovës, aleancës për ardhmërinë e kosovës, refuzuan të merrnin pjesë në komisionet parlamentare pasi një ditë më parë, nuk u përfshi në rendin e ditës krijimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte menaxhimin e krizës energjetike si edhe shkeljet e mundshme në procesin e punësimit në Korporatën Energjetike të Kosovës. Krijimi i komisionit hetimor është kërkuar fillimisht nga Partia Demokratike e Kosovës. Tani deputetët e kësaj partie thonë se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim projektligjesh, deri sa komisioni të krijohet. Atyre u janë bashkuar edhe deputetë të tjerë të LDK dhe AAK. Si pasojë e këtij bojkotimi, ka dështuar ndërkohë mbledhja e komisionit për Legjislacion. Të martën, partitë opozitare braktisën sallën e Kuvendit pasi nuk u arrit krijimi i komisionit hetimor. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha ndërkohë se Ligji për hetimin parlamentar nuk lejon krijimin e komisionit hetimor për krizën energjetike. Ajo tha se kryesues i komisionit duhet të zgjidhet nga partitë që nuk janë iniciuese të themelimit të komisionit. Për këtë ajo inkurajoi opozitën që të kërkojë interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52