Në mungesë të reagimit institucional, ku sipas shoqatës së transportit, iu premtua një tjetër takim nga ana e ministrive të linjës për çështjen karburantit, operatorët thonë se nuk do të mund të përballojnë vazhdimin e aktivitetit. Kostandin Foni nga Shoqata e Transportit qytetas tha për Breaking se instancat kanë afat deri të martën, në të kundërt do të ketë ndërprejre të shërbimit. Ai tha gjithashtu se çmimi i naftës nuk ka stabilitet, pasi operatorët e shitjes me shumicë nuk respektojë vendimin e Bordit.