GJKKO ka shtyrë vendimin mbi ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi masën e “Arrest shtëpie”. Bëhet me dije se shpallja e vendimit do të bëhet më 25 janar në orën 09:00. Pas seancës avokati i Berishës Genc Gjokutaj komentoi shtyrjen e vendimit mbi ankimimin për masën e sigurisë. Gjokutaj tha se qëndrimi i gjykatës është variabël, duke shtuar se vendimi për të mos administruar dosjen për gjyqtaren Irena Gjoka është shkelje e rëndë. Gjokutaj: Prokurorët mbajtën një qëndrim, folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Dje thanë nuk paraqitet. Qendrim variabël. Vendimi shkelje e rëndë çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen.