Gjykata e Posacme antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish ministrit të financave Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestrimit të një llogarie bankare. Vendimi u mor nga gjyqtari Dhimitër Lala, i cili la në fuqi vendimin e datës 26 shtator të këtij viti. Llogaria bankare për të cilën Ahmetaj bëri ankimin për heqjen e sekuestros përmes avokatit të tij mbrojtës Ardian Visha, është ajo në të cilën, ish numri dy i qeverisë derdhte para për vajzën e tij, për shkollim.