Gjykata më e lartë e Rumanisë hodhi poshtë të enjten si të pabazuar një kërkesë për të anuluar zgjedhjet presidenciale, të paraqitur nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën. Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë refuzoi unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, ku ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Gjykata tha se vendimi i saj është përfundimtar. Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryebashkiakut të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave.