Pas dështimit të marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, BE po kërkon një takim i nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Diplomatët europianë thonë se ai mund t’i japë zgjidhje problemit për targat e automjeteve , por edhe do t’i hapte rrugë dialogut për marrëveshjen përfundimtare.