Maxhoranca socialiste kërkon përjashtimin e 6 deputetëve demokratë pas tensioneve në seancën parlamentare të së hënës, ku nuk munguan sërish tymueset dhe flaka, ku Flamur Noka tentoi tu vinte zjarrin karrigeve pranë foltores. Kësisoj socialistët kërkojnë përjashtimin e të ashtuquajturit ‘grup zjarri’ në grupit demokrat, apo thënë ndryshe të deputetëve më aktiv, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.