Partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë dhe Qeverinë e Kosovës lidhur me planin e ri të shpërndarjes së teksteve shkollore për fëmijët. LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci duke e akuzuar atë për "keqmenaxhim të vitit shkollor", ndërsa AAK ka kërkuar edhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.