Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali dhe është ekstraduar në Zvicër pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. 26-vjeçari është i dyshuar për përfshirjen në një grup kriminal, i cili shpërndante sasi të mëdha kokaine në Ticino. Disa prej anëtarëve në këtë grup kriminal, tashmë janë ndaluar dhe janë paraqitur në Gjykatë. Sipas prokurores italiane Margherita Lanzillo, 26-vjeçari shqiptar luante rol aktiv në grupin kriminal duke u kthyer kështu në një person të rrezikshëm e që ndaj të cilit, organet e drejtësisë kishin lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar.