Një zyrtare e lartë e FBI-së për sigurinë kibernetike tha se hakera të qeverive të huaja kanë ndërhyrë në rrjetet e kompanive që kryejnë kërkime për kura të mundshme për COVID-19, sëmundjen e frymëmarrjes nganjëherë fatale që shkakton koronavirusi. Zv.Ndihmës Drejtorja e FBI-së Tonya Ugoretz u tha pjesëmarrësve në një panel në internet të organizuar nga Instituti Aspen se FBI-ja kohët e fundit kishte parë hakera të mbështetur nga shtete të huaja që gjurmonin përreth një seri institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe institucionesh kërkimore.