Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për të shpallur pavlefshmërinë e veprimeve të Prokurorisë së Posaçme, në mbledhjn e provave në dosjen në ngarkim të tij. Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtari, Engert Pëllumbi. Veliaj kërkoi pavlefshmërinë e akteve të administruara nga prokurorët e posaçëm ku në kërkesën prej 77 faqesh vihet në mëdyshje statusi i magjistratit për prokurorin e SPAK, Olsi Dado, si dhe kundërshtohet procedura e ndjekur gjatë këtyre hetimeve. Më tej, kryebashkiaku rendit përdorimin i “një kallëzimi penal të falsifikuar, Nesti Angoni, si bazë për nisjen e hetimeve, pa asnjë verifikim të identitetit të kallëzuesit. Veliaj përmend edhe kryerjen e veprimeve hetimore pa regjistrim të procedimit penal, për të shmangur afatet, kontrollin gjyqësor dhe kufizimet ligjore.