Ish presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën, pas vendimit të gjykatës po qëndon në paraburgimin e 313-tës në Tiranë. Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin Breaking në Top News dha detaje nga ditët e para të qëndrimit të ish-presidentit në qeli. Gazetarja Anila Hoxha tha gjithashtu se pas vizitave ka rezultuar se Meta është në gjendje të mirë shëndetësore. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK lidhur me akuzat pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.