Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në një kohë që ndodhet në arrest shtëpie për dosjen e klubit 'Partizani'. Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj u shpreh për mediat pas seancës së Apelit, se vendimi vërtetoi shkelmimin e Kushtetutës.