Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u shndërrua për pak minuta pasditen e tw premtes në një skenë të pazakontë arti. Pasagjerët dhe vizitorët u përballën me një surprizë të vërtetë – një performancë kërcimi bashkëkohor, e realizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë (IDFT). Në mes të terminalit të nisjeve, trupat e valltarëve të Grupit Urban të Ndërhyrjeve të Kërcimit, të drejtuar nga koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj, sollën një shfaqje që ndërthurte lëvizjen, hapësirën dhe spontanitetin.