Presidenti amerikan Donald Trump filloi turneun e tij pesëditor në Azi me ndalesën e tij të parë në Malajzi, dhe e bëri këtë me një kërcim live përkrah interpretuesve vendas. Në këtë mënyrë filloi një mision diplomatik për të forcuar marrëdhëniet e SHBA-së dhe lidhjet tregtare në të gjithë rajonin. Kërcimi i trump, u bë viral menjëherë, para se ai të zhytej në takime të rëndësishme në rajon. Presidenti Trump mbërriti në Kuala Lumpur të dielën në mëngjes, dhe në zbritjen nga avioni u përshëndet me një shfaqje kulturore në pistën e aeroportit, dicka e këndshme kjo pas një fluturimi 23-orësh nga Uashingtoni.