Një incident me armë zjarri është raportuar në lagjen numër 13 në Durrës, ku një shtetas ka kallëzuar se është kërcënuar dhe i janë marrë 150.000 lekë nga disa persona. Pas kallëzimit të tij, policia ka identifikuar katër persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Si rezultat i hetimeve të shpejta, është vënë në pranga një prej tyre, i cili rezulton banues në Durrës. Ndërkohë, tre të dyshuarit e tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale janë referuar në Durrës, për veprime të mëtejshme si dhe për dokuementimin e plotë të ngjarjes dhe të shkakut që shtyu autorët që të kërcënonin një person me armën e zjarrit.