Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për tre shtetasit që kanosën një biznesmen, duke I kërkuar të tërhiqet nga një tender I fituar në bashkinë e Tiranës. Edmir Boci 37 vjeç, Algert Alcani 27 vjeç dhe Sheqir Alcani 62 vjeç, u arrestuan të hënën pas nëj hetimi tre mujor, ku rezultoi se kishin kërcënuar biznesmenin nga Cërriku, E. M. GJykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Edmir Boçin dhe Algert Alcanin, ndërsa 62-vjeçari Sheqir Alcani do të hetohet nën masën e arrestit të shtëpisë.