Pas disa muajsh hetime, Policia e Kosovës ka bërë me dije se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, kanë vënë në pranga shtetasin I cili dyshohet se ka kërcënuar përmes e-mailit presidenten Vjosa Osmani. Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas autoriteteve, I dyshuari akuzohet për veprën penale kanosje.