Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i cili u vu në prangat e policisë në janar të vitit 2023, pasi u kap me arsenal armësh me vete dhe i veshur me jelek anti-plumb. Ai u dënua në total me 9 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dy dënimeve. Aso kohe ai deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanet e Lezhës, ndërkohë që u përball me veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.