Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e shënuar më 9 shkurt, në lagjen ‘Laprakë’, të pallatet malajziane në Tiranë, ku nënkomisari me iniciale F.H. për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas, të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit. Policia njofton se nënkomisari me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor. Po ashtu, në kuadër të hetimit, punonjësit të Policisë I është bllokuar edhe arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”. Në lidhje me rastin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka kryer veprime hetimore e procedurale dhe materialet I ka referuar pranë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.