Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ka kërcënuar me armë zjarri të llojit kallashnikov bashkëshorten e tij. Pasi ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka vënë në rrezik banorët e fshatit duke qëlluar me armë në ajër, autori i dyshuar ka tentuar të larguar me automjetin e tij, por është bllokuar dhe vënë në pranga nga forcat Shqiponja, të cilët kanë parandaluar në këtë mënyrë një ngjarje të mundshme kriminale. Pas arrestuan, policia ushtroi kontrolle në automjetin e tij, ku gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij. Në vijim të kontrollit në stanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.