Një i ri i pakënaqur me planet e qeverisë italiane për të reduktuar subvencionet për të papunët kërcënoi me vdekje kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe vajzën e saj gjashtëvjeçare. Policia italiane ka identifikuar autorin duke njoftuar se bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo. “Nëse i heq të ardhurat bazë, do të të vras ty dhe vajzën tënde”. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”“, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari.