Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë denoncuar marrjen e disa mesazhe kërcënuese anonime përmes postës elektronike. Autorësia e mesazheve po hetohen nga ana e autoriteteve, ndërsa ka reaguar Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili e dënon ashpër këtë akt, teksa thekon në një komunikatë se e dënon çdo formë kërcënimi, përpjekje për dhunë apo nxitje të dhunës.