Top News – Kërcënimi xhihadist, Evropa mbetet e rrezikuar
05/11/2020 12:51

Kancelari austriak Sebastian Kurz pas sulmit të përgjakshëm në Vjenë foli për një luftë mes civilizimit dhe barbarisë, që zë fill “prej urrejtjes ndaj mënyrës sonë të jetesës dhe demokracisë sonë”. Sulmi në Vjenë, tregoi edhe një herë se evropa, është nën kërcënim të vazhdueshëm nga xhihadistët. Ky kërcënim, sipas ekspertëve, ka rënie, por ekziston. Thomas Renard, nga instituti egmont në bruksel thotë se autorët e sulmeve janë individë që veprojnë të vetëm, edhe pse kanë kontakte me propagandën xhihadiste. “Ata janë trashëgimi e të ashtuquajturit Kalifat (në Siri dhe në Irak) e janë përgjegjës, që edhe pse është i ulët niveli i kërcënimit ata rregullisht vazhdojnë të ushtrojnë sulme”. Edhe pas rënies së sundimit të IS në thelb propaganda ka mbetur e njëjtë: Ajo synon të nxisë “myslimanët e mirë” kundër “Perëndimit të degjeneruar dhe të pamoralshëm”, lëvdon luftën globale të Islamit kunder jo besimtarëve dhe nxit urrejtjen për veprat e Perëndimit kundër myslimanëve. Me këtë ata vazhdojnë të frymëzojnë për sulme terroriste, shpjegon Renard. Në Europë, sipas tij, ka gjithsej rreth 50.000 persona të lidhur me xhihadizmin që janë të njohur për autoritetet e sigurisë. Shumë prej tyre janë luftëtarë IS të kthyer dhe udhëtarë të zhgënjyer, që kanë dashur t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe janë bllokuar në kufirin turko-sirian. Eksperti i terrorit tërheq vëmendjen për të mos pasur reagime të ekzagjeruara politike, që mund të kenë efekt kundërproduktiv. Autoritetet e sigurisë duhet që t’i analizojnë gabimet e tyre dhe të nxjerrin mësime. Nga ana tjetër sot dihet, që bashkëpunimi mes policive, shkollave, burgjeve dhe shërbimeve sociale e vrojtimi online sjell rezultatet më të mira. Nevojitet një sistem paralajmërues për radikalizimin e të rinjve, sepse shumica e atyre që kryejnë sulmet janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
Top Channel/ Obama: “Alienët ekzistojnë, por nuk mbahen në Zonën 51”!
16/02 12:04
Top News – Arrestohet ish-ministri i energjisë / Po largohej nga Ukraina, dyshime për ryshfet
16/02 12:01
Top News – Alienët nuk na kanë kontaktuar / Obama: Ata ekzistojnë por nuk ka prova
16/02 11:58
Top News – Irani, marrëveshje me SHBA-në / Energjia, minierat dhe avionët janë ‘në tryezë’
16/02 11:43
Top News – Raketa bërthamore në kufi të BE / Putin po i vendos në Bjellorusi, duhet ‘vëmendje’
16/02 11:22
Top News – Vetëm 40 persona do zbresin në breg / Vendosen kufizime në Kapri, frena turizmit masiv
16/02 11:21
Top News – Orteku nxjerr trenin nga shinat / 80 pasagjerë në bord, mision dramatik shpëtimi
16/02 11:18
Top News – NATO, sulme ajrore thellë në Rusi / Ua çojmë luftën në shtëpi nëse Putin godet Baltikun
16/02 11:14
Top Channel/ Italia ia thotë “boll” turizmit masiv: Vendosen kufizime në Kapri!
16/02 11:14
Top Channel/ Rubio “elozhe” Serbisë: Të përkushtuar të forcojmë lidhjet mes dy vendeve!
16/02 11:13
Top News – Një klloun dhe një diktator! Obama shpërthen kundër Trumpit pas videos me majmunë
16/02 09:46
Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ BE “replikon” me SHBA/ Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi
15/02 15:01
Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
DIGITALB DIGITALB