Në mesin e tensioneve ndërshtetërore në Europë, ekspertët deklarojnë se dezinformatat dhe propaganda ruse janë kërcënim serioz dhe i vazhdueshëm për kufijtë e Polonisë por edhe të vendeve tjera. Jakub Sliz, ekspert polak, në një intervistë për Kosova Press, thotë se Kosova dhe Polonia mund të bashkëpunojnë në luftimin e propagandës ruso-serbe, pasi janë ndër shtetet më të ekspozuara ndaj tyre.