Akuzat e ngritura nga Rusia për armë kimike e laboratorë të ndërtuar në Ukrainë janë shpifje dhe totalisht të pabaza. Kjo është ajo çka ka pohuar ambasadori I Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Moska ka ngritur akuza se Ukraina, duke gëzuar mbështetjen e SHBA-ve, po operon laboratorë kimik e biologjik.