Një rast I kërcënimit për jetën ka ndodhur në Bulqizë, aty ku një 24-vjeçar ka kërcënuar një 57-vjeçar, duke i hedhur në banesë një zarf me barut brenda dhe një mesazh kërcënues. Mësohet se pasi I ka hedhur zarfin, I riu është larguar me shpejtësi, por policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë.