“Pavarësisht bllokadës politike që po vazhdon në Kosovë, KFOR-i nuk është i shqetësuar për ndonjë kërcënim të menjëhershëm ndaj sigurisë”, ka deklaruar komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR Enrico Barduani. Sipas tij, KFOR mbetet plotësisht i përgatitur për t’u përballur me çdo përpjekje për destabilizim.