Ambasadori amerikan Jeff Hovenier pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i është përgjgijur deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se Perëndimi duhej të bënte një zgjedhje mes Kosovës dhe Serbisë. Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata. Duke iu referuar NATO-s, ai tha se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë.