“Respektoni ligjin ndërkombëtar dhe qëndroni larg infrastrukturës civile’, ka kritikuar kështu Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pas kërcënimeve të Donald Trump për të sulmuar infrastrukturën civile në Iran. Trump rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar nëse i përmbush kërcënimet, u tha gazetarëve të hënën një nga zëdhënësit e OKB-së. Ai tha se edhe nëse SHBA-të kanë një objektiv ushtarak në sulmin ndaj objektivave jo-ushtarake, rreziku i dëmtimit të civilëve mund t'i bëjë sulmet të paligjshme. “Ne u alarmuam nga retorika e parë në atë postim në mediat sociale që kërcënonte sulme amerikane ndaj termocentraleve, urave dhe infrastrukturës tjetër, nëse Irani nuk do të binte dakord për një marrëveshje”, tha zyrtari I OKB.