Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, shprehu shqetësimin e tij për kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Kryeministri u shpreh se autori dhe lideri i grupit të terroristëve dhe paramilitarëve që ekzekutuan sulmin në Banjskë, Millan Radoiçiç, vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Në takim u diskutua edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë çështje, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.