Koreja e Veriut dënoi deklaratën e samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington, pjesë e së cilës ishin edhe eksportet e armëve verikoreane në Rusi. Në deklaratën e përbashkët, liderët e NATO-s kritikuan Korenë e Veriut për ndihmën që i ofron luftës së Rusisë kundër Ukrainës duke i garantuar mbështetje direkte ushtarake Moskës. Liderët e NATO-s po ashtu shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me mbështetjen që Kina i ofron Rusisë.