Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz dhe kryesor ndaj sigurisë së shtetit të Kosovës, thuhet në draft Strategjinë e Mbrojtjes, dokument ky që jep përgjigje për çështjet më të rëndësishme në fushën e funksionimit dhe zhvillimit të sistemit mbrojtës. Qeveria thotë se Kosova është prekur nga lufta hibride e Rusisë, e cila bashku me Serbinë, ka për qëllim ngritjen e tensioneve në veri të vendit dhe ndezjen e një konflikti ndëretnik.