Gratë finlandeze kanë zbritur në fushën e lojës, ose më saktë në rrjetet sociale, në mbrojtje të kryeministres Sanna Marin, e cila është vënë në qendër të një tymnaje mediatike dhe politike pas shpërndarjes së disa videove private në të cilat ajo shihej të kërcente e shfrenuar. Për të treguar solidaritetin e tyre me lideren 36 vjecare, gratë finlandeze kanë vendosur të publikojnë online filmime në të cilat kërcejnë dhe argëtohen në festa, me dedikimin “Kërcejmë me Sanna-n’ dhe duke i bërë tag edhe profilit në rrjetet sociale të kryeministres.