Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për dhënien e masës së sigurisë me një muaj paraburgim ndaj dy prindërve nga Lipjani të cilët dyshohen për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar, Prokuroria ka njoftuar se është lëshuar autorizim për Policinë për ndërmarrjen e hetimeve shtesë lidhur me rastin. Sipas njoftimit, hetimet synojnë identifikimin dhe përgjegjësinë eventuale e zyrtarëve te Qendra për Punë Sociale, si dhe të zyrtarëve të tjerë kompetentë të komunës, të cilët mund të kenë pasur kontribut direkt apo indirekt në këtë rast.